DiasporaLajme

Ndahet nga jeta në Çikago futbollisti dhe veprimtari nga Struga Raman Pushkule

Është ndarë nga jeta në Çikago të Amerikës futbollisti dhe veprimtari strugan Raman Pushkule. Ai ndër vite kishte të veshur uniformën të sportit të futbollit kuq e zi të “KF Albanian Stars”. Futbollisti strugan Pushkule e donte futbollin dhe përmes lojës së bukur, futbollistët e rinj shqiptarë në Çikago, për disa vjet rresht ishin në krye të tabelës në Ligën Nacionale të shtetit të Ilinoisit.

Në historinë e “KF Albanian Stars” në Çikago ka mbetur e shkruar me shkronja të arta, kur futbollistët e rinj shqiptarë të veshur me unformën sportive kuq e zi, kaluan Atlantikun dhe shkuan në Kosovë për një lojë futbolli në kuadrin e manifestimit “Adem Jashari” në Prishtinë.

Futbollisti Raman Pushkule ishte pjesë e aktiviteteve kombëtare që organizoi shoqata me struganët “Valët e Liqenit” në Çikago dhe sjellje e tij gjithherë me tonet e respektit, bëri vijat e dashurisë kombëtare që patën për futbollistin të gjithë shqiptarët e hapësirës etnike, që padrejtësitë historike të regjimeve të huaja i sollën në Amerikë për një jetë më të mirë.

Raman Pushkule do të kujtohet në Çikago si futbollist dhe veprimtar i dalluar për çështjen kombëtare si dhe për të gjitha nismat për të qëndruar në krah të qytetit të tij të Strugës shqiptare. Varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat shqiptare (të premtën) në Çikago, thuhet në kumtesën e shoqatës “Valët e Liqenit”.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button