Lajme

Ndizen dritat e pemës në sheshin Skënderbej

Pas dritave në Pazarin e Ri dhe tek Kalaja, Bashkia e Tiranës ka ndezur dritat e pemës gjigande, edhe në sheshin Skënderbej. Përpara se dritat të ndizeshin, Kryebashkiaku Veliaj ka apeluar që të gjithë të jenë më solidarë këtë vit dhe të ndezin dritën brenda vetes.

“Në fakt ne në Tiranë dimë të ndezim drita. Ndezim drita nëpër shkolla. Ndezim sot dhe dritat e pemës, por pyetja më e rëndësishme është: – A mund të ndezë gjithsecili prej nesh një dritë në zemrën e tij, një dritë që e bën pak më të mirë sec ishte këtë vit, pak më solidar, një shok më të mirë, një nxënës më të mirë, një qytetar më të mirë? Nëse ne ndezim këtë dritë në zemrën tonë, secili prej nesh këtë vit mund të bëjë gjëra të mrekullueshme,” u shpreh Veliaj.

Ndezja e dritave të pemës që i kanë dhënë kryeqytetit pamjen festive, u shoqërua me një koncert nga fëmijët e Tiranës.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button