Lajme

Në kërkim nga policia për targat diplomatike, Gjergj Dedaj shfaqet para objektit të qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj, është shfaqur sot në sheshet e Prishtinës, një ditë pasi u raportua se ai është në kërkim të policisë se Kosovës.

Disa fotogafi të derguara nga lexuesit Dedaj duket në shesh pranë objektit të Qeverisë së Kosovës.

Të dielen u raportua se Ministria e Punëve të Jashtme ka lëshuar urdhër për konfiskimin e tabelave të veturave zyrtare dhe të ID-ve diplomatike që po vazhdojnë të mbahen paautorizim nga ish-ambasadori Gjergj Dedaj dhe ish-konsulli, Lindon Kqira.

Policia është në kërkim të tyre, për t’ua konfiskuar targat dhe ID diplomatike të ish-diplomatëve dhe familjarëve të tyre.

Dedaj ende nuk i ka kthyer targat diplomatike NMK 50-CD-001, të cilat janë të vendosura në veturën e tij të tipit Mercedez Benz E.

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj ka thënë për Gazetën Insajderi se lajmi që ai është ne kërkim nga policia sepse nuk i ka kthyer targat diplomatike është lajm i pavërtetë duke e quajtur si lajm të “picimulave”

“Këto janë lajme të picimulave. S’kam çka me fol krejt këto rreth kësaj teme janë lajme të picimualve. Nuk e di për çka e keni fjalën po janë lajme te picimulave janë shpifje”, ka thënë ai.

Por ka pranuar se targat diplomatike nuk i ka kthyer, duke thënë se i ka aguar vet ato.

“Unë kam regjistrim dhe tabelat diplomatike personale private d.m.th te kerrit tem privat dhe ato nuk kthehen sepse ato i kam pagu unë edhe regjistrimin te gjitha i kom pagu personalisht nuk kam marr nga buxheti i shtetit asnjë cent”, tha ai në përgjigje.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button