Lajme

Në prag të festave të fundvitit, Greqia ndryshon masat në kufi. Kushti i ri për të kaluar doganën

Kur mbeten edhe pak ditë nga festat, Greqia ka ndryshuar masat e qarkullimit në pikat kufitare.

Ministria e Shëndetësisë në Greqi njoftoi sot se të gjithë personat që do të hyjnë në vend nga data 19 dhjetor ora 06:00 duhet të ketë një test negativ të 48 orëve të fundit pavarësisht nëse kanë certifikatën e vaksinimit.

Nga masa përjashtohen udhëtarët që kanë dalë jashtë vendit për më pak se 48 orë duke qenë se do të kenë bërë testin PCR pak para nisjes.

Masa do të hyjë në fuqi nga e diela 19/12 në 06:00.

Ky vendim i Ministrisë së Shëndetësisë së Greqisë lidhet drejtpërdrejt me rastet e variantit Omicron dhe lëvizjet në prag të Krishtlindjeve do të rriten.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button