LajmeRajoni

Në referendumin e Serbisë nuk dihet nëse mbahet votimi edhe në Kosovë

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi njoftoi se numri i përgjithshëm i votuesve në këtë shtet në referendumin e ardhshëm për ndryshimet kushtetuese është 6 milion e 510 mijë e 233, duke thënë se shtypja e fletëvotimeve për referendumin, i cili do të mbahet më 16 janar, do të fillojë sot në orën 10:00, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Kryetari i KQZ-së atje, Vladimir Dimitrijeviq, i pyetur nëse ka ndonjë informacion nga e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën rreth mbajtjes së votimit në Kosovë, ai tha se ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar dhe se do ta informojë opinionin sa më shpejt që ta ketë brenda afateve të parapara.

Referendumi për ndryshimin e kushtetutës serbe në fushën e drejtësisë është duke u bërë për të sjellë legjislacionin serb në përputhje me atë evropian në procesin e anëtarësimit të Serbisë në BE.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button