Lajme

Nënkryetarja e Kuvendit të Serbisë: Ndryshimet në Kushtetutën e Serbisë janë hyrje në vendimet për Kosovën

“Ndryshimet e paralajmëruara në Kushtetutën e Serbisë janë një hyrje në vendimet për Kosovën dhe minierën e litiumit Rio Tinto pranë Loznicës”.

Kështu deklaroi këtë të premte nënkryetarja e Kuvendit të Serbisë, Sanda Raskoviç-Iviç.

“Ndryshimet kushtetuese janë si një revistë para shfaqjes së filmit në kinema dhe pas kësaj reviste do të shfaqen filma për Rio Tint dhe Kosovën”, tha ajo për RTV Vojvodina.

Raskoviç-Iviç deklaroi se referendumin për ndryshimet kushtetuese do ta zhvillojë presidenti i Serbisë dhe Partisë Progresive Serbe (SNS), Aleksandar Vuçiq, “duke informuar ushtrinë e tij prej 750 mijë anëtarësh të partisë dhe familjet e tyre”.

“Gjëja do të përfundojë automatikisht,” tha nënkryetarja.

Nënkryetarja e Asamblesë Kombëtare shtoi se shtetet serioze “po kërkojnë të zbatojnë kushtetutat e tyre dhe jo t’i ndryshojnë ato çdo 10 apo 15 vjet”.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button