Lajme

Nënshkruhen 7 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Turqisë

Mes Shqipërisë dhe Turqisë u nënshkruan këtë të hënë 7 marrëveshje bashkëpunimi, në fusha të ndryshme.

Marrëveshjet që u nënshkruan:

Memorandum mirëkuptimi ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Turqisë për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve dhe arsimit në fushën e ligjeve.
Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në fushën e protokollit ndërmjet Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë
Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e rinisë dhe sporteve mes Ministrisë së Rinisë dhe Sportit ndërmjet Shqipërisë dhe Ministrisë së Rinisë dhe Sporteve në Turqi
Protokoll bashkëpunimi mes Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor të Shqipërisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Operas dhe Baletit Shtetëror në Turqi.
Memorandum mirëkuptimi mes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile pranë Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë dhe Autoritetit të Menaxhimit të Emergjencave pranë Ministrisë së Brendshme të Turqisë
Protokoll bashkëpunimi midis Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Republikës së Shqipërisë dhe Drejtorisë së Arkivave Shtetërore të Presidencës së Republikës së Turqisë.
Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Telegrafike Shqiptare dhe agjencisë “Anodollu”.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button