Lajme

Nga Moska në Shqipëri nga Serbia, rusja tregon vështirësitë e bllokimit në Rusi

Irina është nga Rusia dhe prej vitesh jeton dhe punon në Shqipëri. Së bashku më djalin e mitur pak ditë më parë udhëtoi në vendlindje për t’u takuar me familjen.

Stresin dhe shqetësimin nuk e fsheh teksa na sqaron mënyrën e vetme që ka për t’u kthyer në Shqipëri, ku ka ndërtuar jetën.

“Mund të kthehemi, nuk na e ka ndaluar kush. Por të gjitha fluturimet për në Europë janë të ndaluara për shkak të mbylljes reciproke të hapësirave ajrore. Askush nuk shkon në Europë më përveç duke i rënë qark, si për shembull nga Kina. Ne do vijmë nga Serbia”, thotë Irina Kotenko.

Nga Moska drejt Shqipërisë, udhëtohet vetëm nga Serbia. Pas mbylljes së hapësirës ajrore të vendeve të Europës, përfshirë Shqipërinë. Por nga 3 orë, fluturimi tashmë zgjat 6 orë. Irinia na tregon për miken e saj, e cila duhet të udhëtojë gjatë me autobus drejt Polonisë, për t’u kthyer në Angli.

Si kundërpërgjigje ndaj  BE-së Rusia mbylli hapësirën e saj ajrore për 36 vende, përfshirë dhe Shqipërinë. Pasojat e luftës po i jetojnë kryesisht ata që nuk janë të përfshirë në vendimmarrje.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button