Lajme

Nga një fshat i Tetovës, sot ligjërues në Harvard

Prof. Dr. Bashkim Ziberi aktualisht është student i Universitetit të Tetovës, por që ka marrë pjesë në konferenca, ligjerata dhe aktivitete në disa universitete botërore dhe revista të huaja.

Studimet në fushën e Fizikës i kreu në Fakultetin e shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, në vitin 1998. Nga viti 1999 deri në vitin 2006 kryen me sukses studimet e Masterit dhe te Doktoratës në Universitetin e Leipzigut në Gjermani, në fushën e Nanoteknologjisë gjegjësisht krijimin e nanostrukturave me anë të rrezatimit jonik.

Dr. Ziberi, për punën e tij shkencore është vlerësuar me disa çmime ndërkombëtare nga E-MRS, dhe shoqata Leibniz në Gjermani. Është recenzues në një numër revistash ndërkombëtare dhe autor apo bashkëautor i mbi 40 punimeve shkencore, mbi 100 kontributeve në konferenca ndërkombëtare, prej të cilave 20 janë kumtesa të ftuara.

Pas vizitave studimore në Harvard, ai tani është edhe ligjërues aty.

Analisti Profesori Nexhmedin Spahiu është shprehur krenar me të arriturat e Ziberit, duke shkruar për të arriturat e tij.

“Prof.Dr.Bashkim Ziberin e kisha student në Universitetin e Tiranës. Bashkimi është mburrja ime. Natyrisht jo i vetmi student imi me të cilin mburrem. Nga një fshat i Tetovës, shkollën e mesme në Tetovë, fakultetin në Tiranë, magjistraturën e doktoraturën në Gjermani, ndërsa tani profesor në Universitet të Harvardit. Dëgjojeni se si arrihet suksesi”, është shprehur Spahiu. Ai ka lindur në vitin 1974 në Tetovë.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button