Lajme

Nikolla pritet nga Erdogan, vjen lajmi i vizitës së tij në Shqipëri

I ka takuar kryeparlamentares Lindita Nikolla që të lajmëroj ardhjen së shpejti në Shqipëri të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Ajo u prit në Pallatin Presidencial nga vetë lideri turk, edhe pse jo homologë, por si shprehje e vlerësimit të njeriut të parë të Turqisë për Shqipërinë, për të përcjellë më pas lajmin se në inagurimin e banesave të financuara nga Turqia për zonat e tërmetit, do jetë vetë vetë Erdogan.

Në lajmin e zyrës së shtypit të parlamentit shqiptar, thuhet se “Kryetarja Nikolla i shprehu Presidentit Erdogan mirënjohjen e thellë për ndihmën e që Qeveria turke i ofroi Shqipërisë për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe të pandemisë dhe e informoi se 524 apartamentet e banimit në bashkinë e Kurbinit kanë përfunduar dhe janë gati të presin familjet në janar 2022.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan rikonfirmoi vendosmërinë për mbështetjen e pakursyer për Shqipërinë, zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh dhe të Partneritetit Strategjik midis Shqipërisë dhe Turqisë dhe dha lajmin e mirë se do vijë personalisht në Shqipëri për inaugurimin e apartamenteve”.

Kujtojmë se në orët e para të pastragjedisë, në fundnëntorin e 2019-ës, Erdogan qe i pari që premtoi ndihmë, duke thënë se Turqia do ndërtonte 500 apartamente të reja. Këto janë bërë tashmë realitet në Laç, ku dhe pritet të çelen dyert për ata që mbetën pa strehë nga tërmeti e tani do kenë një të re.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button