Lajme

Nisi si rrobaqepëse në Tiranë, shqiptarja që punon për Gucci-n: Dua të krijoj markën time

Nisi të punonte si një rrobaqepëse në Tiranë por tani Enela Kondaj është bërë pjesë e markës luksoze, Gucci. Në një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Enela tregoi se pas largimit drejt Italisë vendosi të merrte njohuri rreth modës. Punoi për disa vite në një biznes mode për t’u bërë më pas pjesë e markës luksoze. Ai tregoi për gazetarët në studio se pas kaq vitesh eksperiencë dëshiron që të krijojë markën e saj.

“E kam nisur në Tiranë këtë rrugëtim, me ardhjen në Milano, hapat e mia të para ishin në një punë çfarëdo që më jepte mundësinë që të arrija ku të doja. Më pas duke punuar si babysitter dhe si pastruese. Nisa një shkollë në një institut mode në Milano dhe më pas kam punuar 15 vjet në një ndërmarrje në të cilën realizoheshim veshje për emrat më të njohur të modës.

Falë kësaj eksperience, hap pas hapi sfidova veten për të parë ku jam realisht. Edhe ardhja këtu nisi rastësisht, në fillim vendosa në mënyrë jo të rregullt të jem si suport për sfilatat ndërkohë në sektor isha dhe si bashkëpunëtore e jashtme ku dhashë kontributin tim. Është pëlqyer pra cilësia, disiplina dhe pastaj kreativiteti mendoj se çdo njeri ka fazat e veta.”, tha mes të tjerash Enela

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button