Lajme

Nisma e Abazoviqit merr përkrahje nga eurodeputetja Von Cramon

Eurodeputetja Viola Von Cramon ka mirëpritur iniciativën e Dritan Abazoviqit dhe pakicave në Mal të Zi për të themeluar një koalicion të ri qeverisës.

“Qeveria e pakicave në Mal të Zi është një nismë e mirëpritur nga @pokretura për të zgjidhur ngërçin politik dhe për të çuar përpara reformat e vendit. Qytetarët e Malit të Zi votuan për një ndryshim që do të sillte drejtësi për të gjithë, do të persekutonte elitën e korruptuar dhe do të avanconte në rrugën drejt integrimit në BE. Tash është koha e duhur për t’i përmbushur këto premtime, duke mbledhur gjitha forcat demokratike, progresive dhe pro-evropiane prapa DritanAbazoviqit dhe të fillohet të punohet fortë për ta bërë Malin e Zi shtetin e ardhshëm anëtar të BE-së”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.

Ky koalicion ka marrë përkrahjen e partive shqiptare dhe boshnjake, madje edhe nga partia e presidentit Milo Gjukanoviq.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button