Lajme

Nisma humanitare e Lidhjes se Gruas Shqiptare në Greqi

Është e disata herë që me moton “Secili prej nesh mund të bëjë diçka, qoftë edhe të vogël, por së bashku mund të bëjmë gjëra të mëdha”, Lidhja e Gruas Shqiptare në Greqi ka ndërmarrë nismën humanitare për mbledhjen e ilaçeve dhe produkteve parafarmaceutike

“Nismës për mbledhjen e ilaçeve dhe produkteve parafarmaceutike ju bashkuan shume anëtare e dashamirëse të Lidhjes se Gruas Shqiptare në Greqi (Ένωση Αλβανιδων Γυναικών στην Ελλάδα), sot por edhe ditë më parë duke i dorëzuar pranë zyrave tona, duke mbledhur kështu një sasi të konsiderueshme.

Sasia e ilaçeve të grumbulluara do të dorëzohen në ditët në vazhdim pranë Qendrës së Pritjes dhe Solidaritetit të Bashkisë së Athinës, pranë Farmacisë Sociale të saj.

Mbas regjistrimit e paketimit të ilaçeve, vazhduam me nismën e dytë të ditës se sotme “Dhuro një lodër”. Rreth 100 dhurata për fëmijët e Qendrave të Akomodimit grumbulluan anëtarët tona të mrekullueshme, dhurata të cilat do tu dërgohen në vazhdim në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Refugjatëve me 18 Dhjetor në këto qendra.

Falenderojmë nga zemra të gjitha donatoret tona për humanizmin, mirësinë e dashurinë e treguar. Faleminderit, Majlinda, Eleonora, Enilda, Mira, Nilda, Viki, Jasmina, Sabrina, Albana, Anna, Lindita, Eva, Diturie, Lumturie, Milika, Anila, Flora etj etj”, thuhet në njoftimin e shoqatës.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button