Lajme

Një lagje në Kansas solidarizohet me fqinjët kosovarë, mbush rrugët me flamuj të Kosovës

Një shtetas amerikan ka treguar se si në shtëpitë dhe rrugët e lagjes së tij janë vendosur flamuj të Kosovë për të shënuar 14-vjetorin e Pavarësisë.

Jon Fanelli, nga shteti Kansas në SHBA, ka shkruar në Twitter se janë solidarizuar me fqinjët e tyre nga Kosova, pasi ka mësuar se kosovarët festojnë 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së SHBA-së.

“Fqinjët tanë janë nga Kosova dhe na treguan se si e festojnë 4 Korrikun në solidaritet me SHBA-në. Gjysma e lagjes sime vendosi që ne t’ia kthenim nderin dhe po vendosim flamujt e Kosovës për Ditën e Pavarësisë së tyre sot”, ka shkruar Fanelli.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button