Lajme

Një pjesë Kosove në Argjentinë

Nuk është një gjë e zakonshme që në Argjentinën e largët të gjesh emërtime në gjuhën shqipe, por e pamundur jo.

Në në Ushuaia, pikën më jugore jo vetëm të Argjentinës po të botës, ekziston një përrua që quhet Kosovë.

Foton e përroit që mban emrin Kosovë e ka publikuar për herë të parë analisti Agron Maliqi, i cili ka rrëfyer se foton ja ka dërguar Ujvara Elezaj, shqiptare me banim në Santiago de Chile.

“Shpesh themi se mërgimtarët tanë kanë shkuar në çdo cep të botës. Emrat që takojmë tregojnë se është kështu. Këtë foto ma ka dërguar Ujvara Elezaj nga jugu i largët i Argjentinës, në Ushuaia, pranë një vendi të njohur si. Fundi i Botës. Fin del Mundo), që është edhe pika më jugore e planetit. Arroyo Kosova do të thotë “Përroi Kosovë”, ka shkruar Agon Maliqi. Nuk ka të dhëna që shpjegojnë emrin Kosovë në këtë vend të largët, por ditën e sotme Kryepeshkopi i shqiptarëve në Argjentinë, Alejandro Greco ka uruar Kosovën për 14 vjetorin e pavarësë pikërisht me një foto të shkrepur aty:

“URIME PËR PAVARËSINË E KOSOVËS 2022!!! Gëzuar të gjithë Shqiptarëve, anë e kënd botës, pa marrë parasysh qëndrimin apo përkatësinë fetare, partiake apo gjinore, Gëzuar të gjithëve ju Motrat e Vëllezërit Shqiptarë të Kosovës të një Gjaku Kuq e Zi, Kosova është pjesë e Kombit tim dhe Kosovarët janë Vëllezërit e mij: Shumë Urime e për Shumë Mote, qofshit gjithmon më Zot e shpirt Shqipëtari, Gëzuar 14 Vjetorin e Pavarsisë së Dardanis/ Kosovës (17 Shkurti 2008 – 2022), për Jetë e Mot ëndrrën 100 vjeçare të çdo Shqiptari Atdhetar, Lirinë aq shumë të ëndërruar prej secilit prej nesh dhe të atyre që nuk patën fatin ta gëzojnë këtë Ditë, sot, pas 21 Vjetori i Lirisë – më 16 Shkurt 2002 filloi Lufta Mbarëkombëtare, u themelua Ushtria Çlirimtare Kombëtare: Vjetori i Betejës së parë të UÇK-së, në Tanushë të Karadakut të Shkupit -, dhe 14 Vjetori i Republika e Kosovës, një realitet i pamohueshëm në hartën gjeopolitike të botës, Urime në Ditën e Pavarësisë së Lavdishme!!! Lavdi për të gjithë Patriotët që sakrifikuan për Lirinë e Kosovës, dhe për Bashkim Kombëtar!!! Lavdi të Nderuar Familjarë të Trimit Dëshmorëve, Invalidë dhe Veteranë të UÇK-së, Popolli im i dashur, duke u përkulur gjithëmonë para varreve të Deshmorëve Lavdishme: Lavdi për Bijtë dhe Bijat e Kombit, të cilët dhanë Gjakun ne Altarin e Lirisë për të mos vdekur kurr!!! Paqa mbreterofte mbi tere Kombin tone te dashur dhe tere Njerezimin!!! Lavdi Dardania – Kosova!!! Rroft Shqipëria Etnike!!! Shpirti i Arbrit nuk vdes kurrë!!! Autoctonus!!! Të gjitha të anijeve një përqafim i madh!!! Zoti e Bekofte Shqipërinë dhe Kosova/Dardania, dhe Shqiptarët!!! Shërbëtor i përulur i Zot dhe Shqipërisë, Shkelqësia e Juaj Imzot

Kryepeshkop Aleksander I Shqiptarve – Bir i Shqiponjësr

Rrofte Shqipëria e Bashkuar!!!

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button