Lajme

Një yll i ri shqiptar po lind në MMA

Sportet luftarake janë ato që shqiptarët shpesh marrë sukseset më të mëdha deri më tani.

MMA, apo artet mikse marciale janë një sport që ka evoluuar shumë në vitet me fundit, me UFC si kampionatin kryesor të tyre.

Në këtë sport po rilind një yll shqiptar, i cili në fillimit e tij është treguar shumë i suksesshëm.

Altin Zenuni, i lindur më 28 maj të vitit 2003 në Dusseldorf të Gjermanisë, ka premisa shumë të mira që të shpërthej në këtë sport.

Kjo pasi deri më tani si junior, ka shtatë ndeshje të zhvilluar, ku ka marr gjashtë fitore dhe vetëm një humbje.

Në një prononcim për Telegrafin, luftëtari i ri shqiptar, ka folur për karrierën e tij dhe synimet në të ardhmen.

“Kam filluar me artet marciale që në moshën 15 vjeçare, në vitin 2018. Ndeshen e parë të zhvilluar e kam fituar që në raundin e parë dhe kjo më ka shtyrë të vazhdojë tutje”, ka thënë fillimisht Altini për Telegrafin.

Nga viti 2022, Altin Zenuni do të futet në garë si profesionist, pasi deri më tani nuk ia ka lejuar mosha.

“Jam shumë aktiv në stërvitje, pasi nga vit 2022 do të dal në nivelin profesional. E kam mbyllur vitin si i dyti në Gjermani, ndërsa i pesti në Evropë. Është një suksese i madh, por unë nuk kënaqem me pak”, deklaroi Zenuni.

Ai besoj qe një ditë, që nuk është larg, do të luftojë edhe në UFC.

“Siç thash edhe më herët, unë punoj shumë, jam luftarak, por gjatë meçeve jam shumë i qetë. Do të punoj që një ditë të garoj në nivelet më të larta, deri në UFC”, deklaroi Zenuni.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button