Lajme

Njihuni me kanadezin i cili prej 17 vitesh jeton në ishullin lundrues që vet e ndërtoi

Kanadezi Shadow prej 17 vitesh jeton në ishullin lundrues në Widgeon Slough, që e ndërtoi vet nga materialet e ndryshme dhe gjësendet e hedhura.

Ishullin e tij e quan Nowhere Island, e misioni kryesor i tij është mbrojtja e ambientit. Sipas tij jeta në qytet i ishte mërzitur dhe ishte në kërkim të diçkaje më të mirë.

Kështu një ditë i erdhi në kokë një ide që të ndërtojë një ishull larg qytetit ku jetonte dikur. Në shtëpinë e tij në ishull energjinë elektrike e merr nga panelet solare. Në kopsht kultivon pemë dhe perime të ndryshme që i përdor si ushqim, e ujin e merr nga burimet e afërta.

Gjithçka që bën ka për qëllim që të jetë e pastër dhe e qëndrueshme. E me kërcënimet më të mëdha që ballafaqohet në këtë rajon janë autoritetet lokale – që prej vitesh po tentojnë ta dëbojnë.

Çdo ditë shëtit nëpër liqen me kajak, e gjithçka që dëshiron është të mbrojë ambientin. Blen mbeturina dhe ndihmon kafshët që kanë nevojë.

Atij i duhet një ditë e tërë që të shkojë në qytet dhe të kthehet pas. Thotë se në qytet ka shumë miq dhe familje që nganjëherë edhe e viziton.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button