Lajme

Njohësi i çështjeve të Ballkanit: Nëse Serbia nuk e dënon agresionin ndaj Ukrainës, duhet t’i mbyllet dera e antarësimit në BE

Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, Serbia është i vetmi vend në rajon që ende nuk e ka dënuar agresionin rus.

Për këtë ka reaguar profesori universitar në Austri, njëherësh njohës i çështjeve të Ballkanit, Florian Bieber.

Bieber ka thënë se nëse qeveria e Serbisë nuk e dënon këtë sulm, atëherë duhet t’i japë fund të gjitha bisedimeve për anëtarësim në BE.

“Nëse qeveria e Serbisë nuk e dënon agresionin rus – i vetmi vend tjetër përveç vetë agresorëve, ajo duhet t’i japë fund të gjitha bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Nuk mund të ketë pranim për një vend të udhëhequr nga një qeveri që ndryshon rrënjësisht me vlerat e Bashkimit Evropian”, ka shkruar Bieber në Twitter.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button