Lajme

Nuk e ndal dorën Blinkeni, sanksione edhe ndaj 8 zyrtarëve Kubanezë

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në tëitter, ka njoftuar për sanksione të vizave ndaj tetë zyrtarëve qeveritarë të Kubës.

Këto sanksione ndodhën me arsyetimin se Kuba dënoi me burg protestuesit paqësorë. Sekretari Amerikan gjithashtu tha se SHBA qëndron me popullin kubanez dhe në luftën e tij për liri.

“SHBA vendosi sanksione në viza për 8 zyrtarë të qeverisë kubaneze. Ata që burgosin protestuesit paqësorë dhe i dënojnë me burgime të padrejta duhet të mbajnë përgjegjësi. Ne qëndrojmë me popullin kuban në luftën e tij për liri”, ka shkruar Blinken.

Kuba – Shtet Socialist që nga “Revolucioni Kubanez” që u organizua nga Fidel Kastro e Che Guevara , ende qeveriset nga të eksponentë të afërt me vëllerit Kastro.

Populli i Kubës nuk rreshti së luftuari për liri shekullin e kaluar, e protesta kundër regjimit në Kubë po vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Përkundër shembjes së Bashkimit Sovjetik – aleatit kryesor të ishullit Kubanez, vëllezërit Kastro nuk ndryshuan qëndrimet e tyre politike.

Përveç zyrtarëve kubanezë, SHBA-ja sanksionoi edhe disa figura të famshme politike në Ballkan, duke filluar nga Sali Berisha në Shqipëri, e pastaj Millorad Dodik në Bosnje dhe Hercegovinë.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button