Lajme

Nxënësit shqiptarë mësojnë gjuhën amtare në Padova

Në Padova të Italisë, prej disa javësh nxënësit shqiptarë kanë nisur mësimin e gjuhës shqipe.

“Mësimi i zhvilluar ditën e shtunë 20/11/2021 në shkollën shqipe Imparare Albanese a Padova (Albignasego) me mësueset Arta Pashaj, Kozeta Gjika, Dallandyshe Hyseni, Klaudja Gjika dhe Alda Qoshja.

Kënaqësi të punosh me ju fëmijë të dashur, por një ndjesi po kaq pozitive po marrim edhe nga prindërit e këtyre fëmijëve. Fakti që shohim gëzim dhe devotshmëri tek ta, na udhëheq drejt gjërave të bukura dhe frytdhënëse së bashku. Të gjithë mund të bejmë nga pak, dhe ky është shëmbulli më i mire i bashkëpunimit”, shkruhet në postimin e Shkollës Shqipe në Padova.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button