Lajme

OKB miraton rezolutën e Shqipërisë dhe SHBA, Xhaçka: Rusia u izolua

Në sesionin special të Emergjencës, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar këtë të diel rezolutën e propozuar nga Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për agresionin rus mbi Ukrainën.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, shkruan se rezoluta u mbështet nga 11 anëtarë. Ajo thekson se edhe njëherë tjetër, Rusia u izolua.

“Miratim i fuqishëm i rezolutës së propozuar nga Shqipëria SHBA. Sesioni Special i Emergjencës i  Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u mbështet nga 11 anëtarë të OKB-së.

Edhe një herë, Rusia u izolua. Bota nuk do të heshtë”, mbyllet postimi i Xhaçkës.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button