BotaLajme

Olaf Scholz zyrtarisht zëvendëson Merkelin

Olaf Scholz është konfirmuar kancelar i ri i Gjermanisë, duke udhëhequr qeverinë tripartiake e duke zëvendësuar Angela Merkelin pas 16 vjetësh në zyrë.

Ai mori votat e mjaftueshme në Parlamentin gjerman, ku koalicioni i tij ka shumicën.

Qeveria e Scholzit është formuar nga Partia Socialdemokrate bashkë me Demokratët e Lirë dhe të Gjelbrit.

Kalimi i pushtetit te 63-vjeçari i jep fund karrierës 31-vjeçare politike të Merkelit.

Scholz fitoi zgjedhjet në fund të shtatorit. Në qeverinë e Merkelit ishte zëvendëskancelar.

Në Parlament mori 395 vota pro, ndërsa 303 i pati kundër.

Tani pritet betimi i tij para presidentit Frank-Walter Steinmeier.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button