Lajme

Oligarkët dhe biznesmenët largohen nga Ukraina me fluturime çarter

Oligarkët dhe biznesmenët ukrainas po largohen nga vendi lindor me fluturime çarter.

Ky lajm është publikuar nga gazeta më e famshme vendase “Pravda Ukrainase” ose “E vërteta Ukrainase”.

Sipas gazetës, rreth 20 çarter dhe avionë privatë u nisën nga Kiev-i vetëm të dielën e 13 shkurtit.

“Pravda” vëren se nuk ka pasur kaq shumë fluturime “direkte” përgjatë gjashtë viteve të fundit.

Rinat Akhmetov dhe Borys Kolesnikov, shkruan gazeta ukrainase, ishin në mesin e avionëve charter dhe privatë që u larguan nga Ukraina të dielën.

Akhmetov është një biznesmen miliarder ukrainas. Ai është themeluesi dhe presidenti i System Capital Management, dhe renditet ndër njerëzit më të pasur në Ukrainë.

Kolesnikov, në një koment për UE-në, më vonë tha se ai ishte në Kiev dhe nuk do të shkonte askund.

Sipas tij, avioni ka fluturuar për në Pragë për mirëmbajtje.

Bordi privat për 50 persona është porositur edhe nga deputeti milioner Igor Abramovich.

Referuar UE-së, nga dy burime dhe dy persona të cilëve iu ofrua të largoheshin, ky bord do të marrë të afërmit e anëtarëve të partisë dhe partnerët e biznesit të Abramovich-it nga Kievi në Vjenë.

Në të njëjtën kohë, nënvizon gazeta, megjithëse një nga avionët e Akhmetov u ngrit nga Ukraina të dielën, vetë oligarku u largua nga vendi më 30 janar me një fluturim për në Zyrih.

Po më datë 30 janar është larguar edhe biznesmeni Viktor Pinchuk nga Ukraina, pohon “Pravda”

Pinchuk është një biznesmen dhe oligark ukrainas. Që nga janari i vitit 2016, “Forbes” e renditi atë në vendin e 1250-të në listën e njerëzve më të pasur në botë.

Ai ka një pasuri prej 1.44 miliardë dollarësh.

Gazeta shkruan në vijim se biznesmeni Vadym Novynsky u largua nga Ukraina më 10 shkurt me një fluturim Kiev-Munih.

Në të njëjtën ditë, Oleksandr Yaroslavskyi shkoi jashtë vendit.

Më 13 shkurt, biznesmenët Andriy Stavnitser dhe Vadym Nesterenko u larguan nga Ukraina, dhe më 12 shkurt, u larguan edhe Vadym Stolar dhe Vasyl Khmelnytskyi.

Shërbimi i shtypit i Stavnitzer i tha UE-së se ai kishte fluturuar në një udhëtim pune dhe do të kthehej në Ukrainë brenda disa ditësh.

Ndërsa shërbimi i shtypit i Khmelnytsky i tha UE-së se ai kishte fluturuar me ekipin për të studiuar dhe do të kthehej në Ukrainë më 20 shkurt.

Ata shtuan se ky turne ishte planifikuar për tre muaj dhe fëmijët e Khmelnytsky-t mbeten në Ukrainë.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button