Lajme

Oligarku: Putini besonte se do e prisnin si çlirimtar me lule në Ukrainë

Një oligark rus në mërgim deklaroi se Vladimir Putini besonte me të vërtetë se në Ukrainë do e prisnin me lule kur nisi luftën më të madhe që ka njohur Europa që nga viti 1945.

Mikhail Khodorkovsky tha se tirani rus tani jeton në botën e tij.

“Në botën që ai ka krijuar rreth vetes për 20 vite, ai vërtet besonte se do e prisnin në Ukrainë si një çlirimtar”.

Khodorkovsky u burgos pas një përplasje me Putinin dhe u arratis në Londër në vitin 2013.

Sipas tij, Putini do të largohet brenda tre vitesh.

Ai i bëri thirrje Perëndimit që të shtojnë sanksionet ndaj Rusisë, duke theksuar se Ukraina duhet ndihmuar me çdo mjet.

“Në Ukrainë ai po përdor të njëjtat trupa që përdor për të shtypur popullin në Rusi. Nëse situata vështirësohet dhe njerëzit në Rusi nuk do jenë në gjendje të mbyllin muajin me pagat e tyre, ata do dalin në rrugë. Putini do të detyrohet të tërheqë trupat”.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button