Lajme

Osmani në ditën e Alfabetit: I ka afruar shqiptarët jo vetëm ndër vete, por edhe me Evropën

Dita e sotme shënohet si dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili u njësua në Kongresin e Manastirit.

Me këtë rast, presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ky alfabet i ka ofruar shqiptarët jo vetëm ndër vete, por edhe me Evropën.

“Ky alfabet i ofroi shqiptarët jo vetëm ndër vete, por edhe me Evropën, synim i cili po jetësohet edhe sot e kësaj dite. Me këtë alfabet u bë edhe Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, ndaj gjuhën tonë duhet ta ruajmë, ta duam e ta kultivojmë, sepse siç thotë pjesëmarrësi i Kongresit të Manastirit, Mit`hat Frashëri: Themelin e diturisë dhe të atdhetarisë e përbën gjuha shqipe!”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Data 22 nëntor përbën një ditë përkujtimore në Shqipëri, Kosovë, Republikën e Maqedonisë dhe në diasporën shqiptare, pasi kjo datë shënon ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Alfabeti u njësua gjatë Kongresit të Manastirit i njohur ndryshe edhe si Kongresi i Alfabetit, shkruan Reporteri.net.

Ndryshe, Osmani është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Kanada. Atje, Osmani po shoqërohet nga dy ministra të kryeministrit Albin Kurti.

Kjo vizitë e Osmanit në Kanda është në kuadër të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë Halifax.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button