Lajme

Osmani: Republika e Kosovës është me Ukrainën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar mbështetjen e vendit për Ukrainën, pas tensioneve të shtuara mes kësaj të fundit dhe Rusisë.

“Republika e Kosovës është me Ukrainën”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Qëndrim të njëjtë më herët kishte treguar edhe sekretari i ShBA-së, Antony Blinken, i cili shkroi se Shtetet e Bashkuara janë me Ukrainën.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe aleatët kryesorë të Uashingtonit në Evropë kanë lëshuar një paralajmërim tjetër për Rusinë për “pasoja të rënda” nëse ajo vepron në mënyrë agresive ndaj Ukrainës.

Ky shqetësim vjen pasi kanë kaluar disa javë që Moska ka përforcuar me ushtarë kufirin me Ukrainën.

Të shtunën në Kiev ka mbërritur dërgesa e parë e ndihmave ushtarake amerikane, pjesë e një pakete mbështetjeje prej 200 milionë dollarë. Më shumë se 100 mijë trupa ruse janë grumbulluara në kufi me Ukrainën.

Rusia mohon të ketë plane për një ofensivë të re ushtarake, por ka thënë se mund të ndërmarrë veprime të papërcaktuara ushtarake nëse Perëndimi nuk bie dakord me kërkesat e saj.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button