Lajme

Osmani takon kryeministrin e shtetit që s’e njeh Kosovën, dakordohen për avancim raportesh

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në margjina të Konferencës së Sigurisë në Munih (MSC), është takuar me kryeministrin e Libanit, Najib Mikati.

“Presidentja Osmani dhe kryeministri Mikati shprehën vullnetin për t’i forcuar marrëdhëniet dypalëshe, në mënyrë që t’i afrojnë të dyja vendet dhe të dy popujt”, u tha në njoftimin për media të Presidencës.

Kosova dhe Libani, thuhet më tej në komunikatë, kanë raporte shumë të mira historikisht, ndaj presidentja Osmani dhe kryeministri Mikati ranë dakord t’i avancojnë më tej këto raporte me veprime konkrete, në dobi të popujve që përfaqësojnë.

Kujtojmë se Libani nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button