Lajme

Pacolli i kujton Kurtit një veprim që sa ishte në opozitë e kundërshtoi, e sot hesht

Deputeti nga radhët e AKR’së, Behgjet Pacolli ka kritikuar mbulimin e pikturave të vendosura në hollin e Kuvendit, të cilat sipas tij paraqesin ‘’krenarinë kombëtare’’,

Pacolli, përmes një postimi në Facebook është shprehur i shqetësuar pse këto piktura vazhdojnë të mbesin të mbuluara, anipse kur Kurti ishte në opozitë i pati zbuluar.

‘’Ato vazhdojnë të jenë të mbuluara përkundër që Kryeministri sa ishte në opozitë, në mënyrë demonstrative i pati zbuluar. Sot që është në pushtet spo e kuptoj pse nuk i zbulon ato murale të bukura. Zbuloni pikturat Kryeminister apo nuk ju intereson më e kjo len të kuptojmë se veprimi i atëherëshem ishte vetëm për fushatë’’, shkroi Pacolli.
Ai shtoi se po pret veprimin e Kurtit për këto piktura.

Postimi i plotë:

Pikturat e vendosura në hollin e Kuvendit të Kosovës, pjesë e donacionit tim kuvendit të Kosovës, paraqesin krenarinë tonë kombëtare. Ato vazhdojnë të jenë të mbuluara përkundër që Kryeministri sa ishte në opozitë, në mënyrë demonstrative i pati zbuluar. Sot që është në pushtet spo e kuptoj pse nuk i zbulon ato murale të bukura. Zbuloni pikturat Kryeminister apo nuk ju intereson më e kjo len të kuptojmë se veprimi i atëherëshem ishte vetëm për fushatë? Ta shohim.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button