Lajme

Pacolli takon presidentin e një “shteti të madh afrikan”, për të cilin tha se është i gatshëm ta njohë Kosovën

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, është takuar me presidentin e “një shteti të madh afrikan” në Paris.

Kështu ka njoftuar këshilltari i tij, Naim Murseli, i cili edhe publikoi disa pamje nga aeroporti.

“Me avionin e tij zëvendësues udhëtuam sot së bashku me z. Pacolli nga Lugano për në Paris, në një vizitë të shkurtër, ku takuam Presidentin e një shteti të madh Afrikan. Ndryshe nga Aeroporti i vendit të tij (Atë të Prishtinës) në atë të Luganos apo edhe të Parisit, askush nuk i kontrolloi pasaportën e tij, bagazhin ose ndonjë test Covidi, por nga makina deri te dera e avionit”, ka shkruar Murseli.

Më herët, Pacolli pati deklaruar se ia ka sjellë Kosovës një njohje, mirëpo kryeministri Albin Kurti po e injoron atë. Për këtë çështje, ai i ishte drejtuar kryeministrit me një letër publike ku thoshte se mesazhin e presidentit të këtij shteti ia ka dërguar Kurtit.

“Në WhatsApp, më datën 18/12 ju kam dërguar letrën dhe mesazhin e Presidentit të shtetit që konfirmon se janë të gatshëm (javën e ardhshme) të vizitojnë Kosovën, për të kryer formalitetin e njohjes dhe të diskutojnë për vizitën e juaj eventuale në këtë shtet. Gjithçka është e rregulluar, zotëri Kryeministër, unë kam punuar gjatë për këtë njohje dhe pritet vetëm miratimi juaj. Unë, si gjithmonë, jam në dispozicion për gjithçka që keni nevojë rreth kësaj njohje”, pati shkruar Pacolli.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button