Lajme

Papa Françesku: Çiftet s’po duan më fëmijë, por mbajnë qen e mace

Shumë çifte nuk kanë fëmijë sepse nuk duan, ose duan vetëm një dhe jo më shumë por kanë mace dhe qen që zënë vendin e fëmijëve. Ky mohim i amësisë dhe atësisë të pakëson, na merr njerëzimin”.  Kështu u shpreh Papa Françesku gjatë audiencës në Vatikan.

“Të kesh fëmijë është plotësimi i jetës së njeriut”,  ka shtuar Ati i Shenjtë, , duke u bërë apel institucioneve që të thjeshtojnë procedurën e birësimeve.

“Shpresoj që institucionet të jenë gjithmonë të gatshme për të ndihmuar në këtë sens birësimin, duke e marrë seriozisht, por edhe duke thjeshtuar procesin e nevojshëm për realizimin e ëndrrës së shumë të fëmijëve të vegjël që kanë nevojë për një familje dhe të shumë bashkëshortëve që duan të japin në dashuri”, tha Papa.

Duke shtuar se “nuk mjafton të kesh fëmijë të quhesh prind.

Papa theksoi vlerën e birësimit. “Kjo lloj zgjedhjeje është ndër format më të larta të dashurisë, të atësisë dhe amësisë. Sa fëmijë në botë presin që dikush të kujdeset për ta! Dhe sa bashkëshortë dëshirojnë të jenë baballarë dhe nëna, por dështojnë për arsye biologjike; ose, ndërsa kanë fëmijë, ata duan të ndajnë dashurinë familjare me ata që janë privuar nga ajo”

Për kreun e Vatikanit jetojmë në epokën e jetimëve. “Qytetërimi ynë është pak jetim dhe kjo ndjehet. Është një ndjenjë kaq e keqe”. Dhe për të zgjidhur këtë ai kërkoi ndihmën e Shën Jozefit, “babait të supozuar” të Jezusit.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button