Lajme

Paralajmërohet ulja e çmimit të derivateve në Kosovë

Nga java e ardhshme është paralajmëruar rënia e çmimit të derivateve në Kosovë.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve Fadil Berjani, tha për Klankosova.tv se rënia veçse ka filluar por kjo rënia do të vërehet nga java e ardhshme.

Berjani tha se deri në fundin e vitit çmimet do të jenë si më parë.

“Rënia ka filluar e çmimeve të naftës. OPEC-u ka njoftuar se rënia e çmimit të naftës do të bëhet nga janari, por tek vërehet qysh tash një rënie e lehtë. Deri fundin e vitit do të jenë sikur më parë ashtu siç ka qenë në muajin shtator diku 1.15-1.16 euro për litër”.

Akualisht çmimet e derivateve në Kosovë, variojnë nga 1.18 deri 1.27 dizel, ndërsa një litër benzinë nga 1.20 deri 1.25.

Javët e fundit ka pasur një rritje të madhe të çmimit të derivateve që ka ndikuar edhe në ngritjen e çmimit të produkteve.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button