KurioziteteLajme

Parashikimet e Elon Musk për vitin 2022

CEO i Tesla, Elon Musk tregoi parashikimet e tij për vitin 2022 gjatë një bisede një orëshe në Konferencën “CODE 2021” në Los Anxhelos.

Ai diskutoi për një sërë çështjesh, të cilat beson se do të dalin në pah gjatë këtij viti.

Parashikimet e Elon Musk për vitin 2022
Elon Musk ka parashikuar që kriptovalutat(paratë digjitale) do të bëhen më të njohura në të gjithë botën, pasi ai bëri që këto monedha të jenë më të besueshme se monedhat e sotme duke qenë se kontrollohen nga një rrjet.

“Për momentin, disa oligarkë kontrollojnë themelet e parasë,” tha ai.

CEO i Tesla-s preku në fjalën e tij kërkesën për energji si një problem tjetër potencial, duke parashikuar se kërkesa për energji do të dyfishohet pas disa vitesh. Ai sugjeroi edhe disa alternativa që tashmë po shqyrtohen.

Droga ishte gjithashtu një temë që preku Elon Musk. Ai parashikon që si shoqëria ashtu edhe sistemi ligjor do të jenë më lejues me konsumimin e drogave psikoaktive.

Ndërsa shikonte drejt së ardhmes, ai parashikon që humanoidët robotikë (robotë që i ngjajnë njerëzve) së shpejti të jenë pjesë e jetës sonë.
Elon Musk përfundoi duke theksuar rëndësinë e teknologjisë së tij Starlink në të ardhmen, pasi ai thotë se interneti satelitor do të jetë çelësi për t’u dhënë njerëzve në zonat rurale akses në internet me shpejtësi të lartë lidhjeje.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button