Lajme

Pas 30 vitesh përpjekje zyrtarizohet komuniteti shqiptar në Paleohora

Një tjetër bashkësi shqiptare ka marr status zyrtar në vendin fqinj. Prej ditës së sotme komuniteti shqiptar në Paleohora(Selino) njihet zyrtarisht nga shteti i vendit fqinj. Lajmin e ka bërë të ditur vetë komuniteti nëpërmjet një njoftimi për shtyp:

“Të nderuar bashkatdhetarë: Ju bëjmë me dije se Komuniteti Shqiptarë Paleohora(Selino) tashmë i ligjëruar nga gjykata vendase.

Falënderojmë gjithë grupin nismëtar për iniciativën e tyre dhe për bërjen realitet të një ëndrre 30 vjeçare në këtë krahinë. Gjithashtu do donim të falenderonim pushtetin vendor për mbështetjen që na dha në këtë nismë madhore dhe kuptimplotë për të gjithë ne.

Ejani mikesha dhe miq të nderuar të bëheni pjesë e kësaj organizate të pastër e cila ka nevojë për mbështetjen e të gjithëve.

Ju faleminderit”.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button