Lajme

Pas SHBA-së edhe Britania bën thirrje për tërheqje të stafit nga Ukraina

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) edhe Britania e Madhe ka filluar të tërheqë stafin nga ambasada e saj në Ukrainë, pas paralajmërimeve për një pushtim të mundshëm rus.

Zyrtarët thonë se nuk ka pasur kërcënime specifike për diplomatët britanikë, por rreth gjysma e stafit që punon në Kiev do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar.

Ky vendim vjen pasi SHBA-ja urdhëroi të afërmit e stafit të ambasadës së saj të largoheshin nga Ukraina, duke thënë se një pushtim rus mund të vijë “në çdo kohë”, raporton BBC.

Pavarësisht këtyre paralajmërimeve, Rusia ka mohuar të ketë ndonjë plan për veprim ushtarak në Ukrainë.

Departamenti Amerikan i Shtetit kërkoi gjithashtu nga njerëzit që të mos udhëtojnë në Ukrainë dhe Rusi për shkak të tensionit të vazhdueshëm dhe “potencialit për ngacmim ndaj qytetarëve amerikanë”.

“Ka raportime se Rusia po planifikon veprime të rëndësishme ushtarake kundër Ukrainës,” tha një zyrtar nga Departamenti i Shtetit.

SHBA-ja ka theksuar se nuk është një evakuim, por Departamenti i Shtetit raportohet t’I ketë thënë tha agjencisë së lajmeve AFP se nëse do të kishte një pushtim rus, “nuk do të jetë në gjendje të evakuojë qytetarët amerikanë”.

Bashkimi Evropian nuk do të bëjë të njëjtën gjë për momentin. Shefi i Politikës së Sigurisë së BE-së Josep Borrell tha se ai nuk do të “dramatizojë” tensionet.

Kreu i aleancës së mbrojtjes ushtarake të NATO-s ka paralajmëruar se ekziston rreziku i një konflikti të ri në Evropë pasi rreth 100,000 trupa ruse janë grumbulluar në kufi.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button