Lajme

Patriarku Porfirije: Kosova për ne, si Vatikani për kishën katolike Romake

Patriarku ortodoks serb Porfirije ka tërhequr një paralele, duke dashur ta vë Kosovën në anën e tyre.

Ai ka vazhduar diskursin e përhershëm serb që Kosova për ta është e shenjtë.

“Normalisht që Kosova për neve nuk është vetëm çështje politike, është shumë më e thellë shpirtnisht. Për këtë ne themi që Kosova nuk është vetëm mit, sepse në mit mund të jesh humbës apo fitues. Kosova është si zotim për ne dhe për ne Kosova është e shenjtë”, ka thënë Porfirije.

Por, ai ka shkuar edhe më thellë duke tërhequr një paralele ku raportin mes Vatikanit dhe kishës katolike Romake, e përshkruan si raport të njëjtë mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ajo që për kishën katolike romake është Vatikani, ashtu për ne është Kosova”, ka thënë ai.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button