Lajme

Peach do të takohet nesër me Osmanin dhe Kurtin

I dërguari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, nesër do të jetë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Klankosova raporton se Peach do të zhvillojë takime me liderët e vendit, duke filluar paradite me presidenten Vjosa Osmani, nga ora 11:00. Ndërsa, dikur pasdite, Peach do të zhvillojë takim edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Përfaqësuesi i Britanisë dje dhe sot ka qëndruar në Beograd, ku është takuar me përfaqësues të Serbisë, me të cilët ka biseduar për dialogun Kosovë-Serbi dhe për zhvillimet në rajon.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button