Lajme

Pekin/Kosova parakalon në ceremoninë hapëse

Ekipi olimpik i Kosovës ka parakaluar në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore “Pekini 2022” që po mbahet në stadiumin “Foleja e Zogut”. Kosova ishte e 54-ta që parakaloi në këtrë ceremoni prej 91 shteteve ndërsa flamurin e barti skitari Albin Tahiri.

Tahiri ishte bartësi i vetëm i flamurit të Kosovës pasi skitarja Kiana Kryeziu nuk është lejuar të marrë pjesë nga organizatorët për shkak të kontaktit të mundshëm me personat tjerë pasi trajneri Agim Pupovci ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Për Kosovën, kjo është hera e dytë që paraqitet në këtë ngjarje pasi para katër vjetësh mori pjesë edhe në Korenë e Jugut, ku Tahiri ishte bartës i flamurit të Kosovës.

Në parakalim së bashku me Tahirin, janë paraqitur edhe anëtarët tjerë të ekipit olimpik të Kosovës. Tahiri në këto Lojëra do të marrë pjesë në katër disiplina të skijimit alpin ndërsa garën e parë do ta ketë të dielën në lëshim.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button