Lajme

Për herë të parë, Shqipëria pret Kampionatin Europian të Klubeve të Shahut!

Për herë të parë, Kampionati Europian i Klubeve të Shahut për vitin 2023, do të zhvillohet në Shqipëri, në qytetin bregdetar të Durrësit.

Ky ishte një nga vendimet e marra nga mbledhja e Bordit të ECU (European Chess Union), që u zhvillua në datat 4 dhe 5 shkurt.

Në mbledhjen në Selanik, Greqi, ndër të tjera, u vendos që eventi i rëndësishëm sportiv, të zhvillohet nën organizimin e Federatës Shqiptare të Shahut, që e fitoi këtë të drejtë pas një gare konkurruese.

Kampionati Europian i Klubeve, do të organizohet në ambientet e “Grand Blue Fafa Resort”, në Durrës, në fund të muajit shtator-në fillim të muajit tetor, në 2023.

Pjesë e këtij organizimi ku garojnë klubet kampione të çdo shteti, do të jenë rreth 400 persona, shahistë nga Evropa, emra të njohur e të afirmuar në të gjithë botën.

Ky nuk është i vetmi event i rëndësishëm sa i përket shahut në vend në 2023, pasi Federatës i është dhënë po ashtu e drejta e organizimit të Kampionatit Europian të Shkollave që do të organizohet në muajin prill, duke paraprirë kështu Kampionatin  Europian të Klubeve.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button