Lajme

Përfundon takimi i dytë mes ukrainasëve dhe rusëve – arrihet vetëm një marrëveshje mes palëve

Kanë përfunduar bisedimet e dyta mes delegacionit të Ukrainës dhe Rusisë të mbajtur në afërsi të kufirit me bjelloruso-ukrainas.

Një zyrtar ukrainas tha se marrëveshja përfshinte një armëpushim të mundshëm të përkohshëm gjatë evakuimeve, raporton skynews.

Pala ukrainase tha se nuk mori rezultatet që donte – pasi kishte hyrë në bisedime duke shpresuar për një armëpushim të plotë dhe tërheqje ruse – por kjo mund të sinjalizojë një hap pozitiv.

Ndërkohë, Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord të mbajnë një raund të tretë bisedimesh së shpejti, citon reuters të ketë thënë një negociator ukrainas.

Kujtojmë se dy pikat e tjetra që përfshinin një armëpushim dhe tërheqjen e trupave ruse nuk është arritur mes dyja vendeve.

Ndryshe, Putin ka pohuar se nuk do të ndal pushtimin e shtetit ukrainas pasi që po i lufton “neo-nazistët”.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button