Lajme
Përparim Avdili siguron mandatin e dytë në Parlamentin e Cyrihut

Avdili ka garuar për Partinë Liberale të Zvicrës (FDP) dhe ka fituar gjithsej 2346 vota, që është numri më i madh në listën ku ai ka garuar, për Qarkun 9 të qytetit të Cyrihut
Përparim Avdili, shqiptari i parë që kishte siguruar një vend në Parlamentin e Cyrihut, ka arritur të sigurojë edhe mandatin e dytë. Avdili ka garuar për Partinë Liberale të Zvicrës (FDP) dhe ka fituar gjithsej 2346 vota, që është numri më i madh në listën ku ai ka garuar, për Qarkun 9 të qytetit të Cyrihut.
