Lajme

Përse e la Londrën për Dibrën? Rrëfimi i deputetit Lavdrim Krashi

Nga jeta si emigrant në Britani, në karrigen e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë. Në një intervistë për emisionin “N’kohë” në Repor Tv, dibrani Lavdrim Krashi, deputet i Partisë Socialiste, rrëfen rrugëtimin e tij në Londër. Edhe pse arriti të punësohej në Bashkinë e Londrës, në Britani, Krashi vendosi i rikthehet sfidave politike në Shqipëri.

Ai ka rrëfyer eksperiencën e përfshirjes në politik si deputet i Partisë Socialiste, të pathënat për Dibrën, familja e deri te sfidat e ardhshme në politikë.

“Nuk e kam lënë Londrën se më është mërzitur, se kush mërzitet nga Londra, i është mërzitur jeta. Nuk kam as fijen më të vogël të dyshimin apo pendimit pse jam kthyer, sepse ndjej përgjegjësinë qytetare për t’ju shërbyer bashkatdhetarëve. Kujtoj me nostalgji vitet e para në Londër, kam shkuar si student, vendosa pastaj të qëndroj dhe kam punuar për 27 vite. Vetëm qielli është limit i çdo njeriu. Kam aplikuar për punë, si duket kam qenë i pari, kam punuar në disa bashki. Nuk e kam ndjerë veten të diskriminuar se nga vija apo çfarë tradite kisha. Të gjithë emigrantët, e dinë. Emigracioni është shumë i vështirë, kërkon përshtatje me gjërat që nuk i ke pasur”, thotë Krashi.

Ai na tregon se komuniteti shqiptar sot atje është i shkëlqyer, janë 200 mijë veta, dhe shumë i integruar.

“Përtej lajmit të keq për çunat e Londrës, bëjnë këtë e atë, komuniteti është i mirëintegruar në jetën britanike. Kemi të paktën 400 lektorë që japin mësim në universitetet më prestigjioze britanike. Ka të paktën 2 mijë biznese shqiptarësh vetëm në Londër që xhirojnë shuma të mëdha parash, miliona paund, dhe punësojnë shumë njerëz. Emigranti, udhëtari vërtetë, këmbët dhe trupin e ka në vendin ku ka emigruar, kryet i ka nga vendlindja. Kur të krijohet një mundësi, ti do bësh vlerësimin personal dhe merr një vendim për të cilin do jetosh gjithë jetën. Kur mu dha mundësia, nuk hezitova”, tha ndër të tjera në intervistën e tij për Report Tv, deputeti Lavdrim Krashi.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button