KurioziteteLajme

Peshku i rrallë ngjyrë rozë shihet për herë të parë pas dekadash

Një peshk i rrallë “që ecën” i cili është vendas vetëm në Australi është parë për herë të parë në 22 vjet në brigjet e Tasmanisë.

Peshku ngjyrë rozë u pa për herë të fundit nga një zhytës në Tasmani në vitin 1999 dhe është parë vetëm katër herë të tjera.

Nga frika për mbijetesën e tij, zyrtarët e kishin klasifikuar së fundmi si specie në rrezik.

Por studiuesit australianë thonë se e kanë parë sërish, në një kamera të vendosur në fund të detit.
Shkencëtarët kishin menduar se peshku ishte një specie që jetonte në sipërfaqen e ujit në gjire të mbrojtura, por tani është parë ë një thellësi prej 150 m jashtë bregut të egër jugor të Tasmanisë.

“Ky është një zbulim emocionues dhe ofron shpresë për mbijetesën e vazhdueshme të peshqve ngjyrë rozë, pasi është e qartë se ata kanë një habitat dhe shpërndarje më të gjerë sesa mendohej më parë,” tha studiuesi kryesor dhe biologu detar Neville Barrett, një profesor i asociuar në Universitetin e Tasmanisë.

Sipas emrit të tyre, speciet kanë “duart” të mëdha mbi të cilat ata “ecin” përgjatë shtratit të detit përveç notit.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button