Lajme

Pesiç: Serbia s’i pranon kufijtë e saj, është faktori kryesor shqetësues në Ballkan

Për ish-politikanen serbe, Vesna Pesiç, Serbia është faktori kryesor shqetësuese në Ballkan për vet vaktin se ajo nuk i pranon kufijtë e saj.

“Të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë kanë pranuar kufijtë e tyre, përveç Serbisë”, ka thënë Pesiç në Forumin e 14-të të Drejtësisë Tranzicionale i mbajtur në Beograd, raporton mediumi serb, Danas.

Sipas saj procesi i shpërbërjes së Bosnjës dhe Hercegovinën nëpërmjet Milorad Dodik është në progres dhe se Serbia i jep mbështetje të plotë këtyre proceseve.

“Serbia nuk është e gatshme për asnjë pajtim. Nuk mendoj se Serbia aktualisht po përgatitet për luftë, por po përpiqet t’i arrijë qëllimet e saj në mënyrë paqësore. Ajo dëshiron të përvetësojë një pjesë të Bosnjës dhe Hercegovinës”, ka shtuar Sociologia Pesiç.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për Pesiçin është një autokrat i cili mban në dorë të gjitha institucionet e mundshme të vendit kështu duke e shpallur opozitën një armike të brendshme.

“Situata në Serbi është kaq katastrofale dhe me këtë lloj qeverisjeje nuk mund të zgjidhet asnjë problem, madje as ai i Kosovës”, ka përfunduar ajo.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button