Lajme

Peter Stano: Besnik Bislimi nuk i ka dhënë propozime Lajçakut

Lajmin e publikuar kinse zëvendës-kryeminsitri i Kosovës Besnik Bislimi i ka dhënë propozim konkret Mirosllav Lajçakut për zgjedhjet e prillit publikuar në media është demantuar sot nga zëdhënësi i BE-së Peter Stano, i cili deklaroi se “këto konstatime thjeshtë nuk janë të vërteta”.

Në pyetjen nëse “Bislimi i ka dhënë me të vërtetë Lajçakut propozimin me kushte në të cilat do të mund të organizohen zgjedhjet e prillit”, Stano theksoi se “ndonëse sipas rregullit nuk komentojmë atë që na thonë partnerët tanë, çka propozojnë apo çka bëjnë sepse është puna e tyre, në rastin konkret këto konstatime mund të them se thjeshtë nuk janë të vërteta”.

“Asgjë e tillë çka ju po përshkruani nuk është iniciuar apo kumtuar përfaqësuesit special të Be-së Lajçak gjatë takimit edhe bisedave që ka pasur javën e shkuar në Prishtinë”, tha Stano.

Lidhur me procesin zgjedhor në Serbi, zëdhënësi o BE-së përkujtoi në “qëndrimin e njohur të Brukselit rreth kësaj çështje”.

“Qëndrimi ynë është i njohur lidhur me (votimin e serbëve të Kosovë në fletëvotimet serbe) që është përsëritur disa herë në nivele të ndryshme. Iu mbetet palëve që përfshihen në bisedime dhe të gjejnë konsensus. BE është e gatshme të lehtësojë dhe ofrojë ide në harmoni me praktikat evropiane, por përgjegjësia për marrëveshjen iu mbetet palëve. Këtë e ka thënë edhe Lajçak në bisedat me bisedues në vizitat në Prishtinë”, tha Stano

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button