Lajme

Petkoviçit i ndalohet hyrja në Kosovë, thotë se “do t’i lajmëroj ndërkombëtarët”

Drejtorit të Zyrës së ashtuquajtur për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviç, i është ndaluar hyrja në Kosovë në rastin e festës së patronit të Manastirit të Deçanit, të mërkurën më 24 nëntor.

Sipas një njoftimi të kësaj zyre, Petkoviç më 24 dhe 25 nëntor supozohej të vizitonte disa “familje socialisht të rrezikuara dhe familjesh të rikthyerish serbe në Kosovë, dhe t’u jepte ndihmë të nevojshme”.

“Asnjë ndalesë nuk e ndalon Beogradin që të vazhdojë të ndihmojë popullin tonë dhe të investojmë në komunitetin serb”, shkruan njoftimi.

“Albin Kurti dhe institucionet e Prishtinës kurrë nuk mund ta ndalojnë këtë”, vazhdon njoftimi.

“Kjo është hera e katërt që autoritetet në Prishtinë po e pengojnë vizitën e drejtorit të Zyrës (së ashtuquajtur) për Kosovë”, vazhdon deklarata e lëshuar, dhe shtohet se pyetja është “nëse faktorët ndërkombëtarë janë të gatshëm ta frenojnë Albini Kurtin në fushatën e tij shkatërruese kundër Marrëveshjes së Brukselit dhe marrëveshjet e tjera të arritura në Bruksel gjatë procesit të dialogut”.

“Me çdo ditë dhe çdo lëvizje të re që Albin Kurti tërheq, na distancon nga dialogu dhe procesi i normalizimit të marrëdhënieve, dhe me ndalime të tilla shkel drejtpërdrejt të gjitha marrëveshjet për lirinë e lëvizjes dhe vizitat zyrtare, përveç të gjitha marrëveshjeve të tjera që nuk i respekton”, thuhet mes të tjerash.

Ndërkaq thotë edhe se “për ndalesën e fundit do të njoftohen të gjithë faktorët ndërkombëtarë, si dhe ndërmjetësi në dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak, i cili sot po viziton Beogradin”.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button