Lajme

Petkoviq: Po të pyetej Kurti, s`do të kishte serbë në Kosovë, lëre zgjedhje

Petar Petkoviq, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën ka reaguar ndaj deklaratës së ministres së jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, që zgjedhjet e përgjithshme serbe të 3 prillit nuk do të mbahen në Kosovë.

Sipas tij, komuniteti ndërkombëtar po merret me çështjen e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë.

Ai në postimin e tij në Twitter iu drejtua kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, që “të mos luajë me të drejtat e njeriut”, dhe tha se “revokimi i të drejtave të serbëve për të votuar në Kosovë do të ketë pasoja të paparashikueshme dhe afatgjate”.

“Po të pyetej Albin Kurti, serbë as që do të kishte më në Kosovë, e lëre më zgjedhje. Për këtë arsye edhe komuniteti ndërkombëtar tashmë është duke vepruar, përgjëegjësia e të cilëve në këtë gjë është kruciale”, shkroi Petkoviq.

Ai paralajmëron pasoja afatgjate nëse zgjedhjet serbe të 3 prillit ndalohen në Kosovë.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button