Lajme

Pjesë e Marinës Amerikane, Albi Jakupi viziton Shqipërinë me anijen “USS Harry S Truman”

Një shqiptar i lindur në Florida i është bashkuar Marinës amerikane. Me anë të një postimi në Facebook,

Ambasada amerikane shkruan se Albi Jakova gjatë shkollës së mesme ka marrë pjesë në një kurs trajnimi dhe ka mundur që t’i bashkohet marinës. Albi momentalisht po shërben në aeroplanmbajtësen ‘USS Harry S Truman’ dhe gjithashtu pati mundësinë në zbresë edhe në Shqipëri.

Postimi i Plotë:

Albi Jakova ka lindur dhe është rritur në Orlando, Florida, por babai, nëna, vëllezërit dhe motrat e tij janë të gjithë nga Durrësi dhe Tirana. Pasi babai i tij shërbeu një tur në marinën shqiptare, ai emigroi me familjen e tij në Amerikë në vitin 1990. Gjatë shkollës së mesme, Albi mori pjesë në një kurs trajnimi për oficerët rezervë të rinj të marinës, gjë që solli ambicien e tij për t’ju bashkuar Marinës së Shteteve të Bashkuara.

Ai tani po shërben në bordin e anijes së tij të parë, USS Harry S Truman, e cila u dislokua në zonën e operacioneve të Flotës së Gjashtë të SHBA-së javën e kaluar, përfshirë edhe Shqipërinë.

Ne patëm rastin të bisedonim me rreshterin Jakova, i cili flet rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe ishte jashtëzakonisht i emocionuar për mundësinë për të takuar dikë që fliste shqip përtej familjes së tij. Mirë se erdhe në shtëpi, Albi!

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=301907161906736

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button