Lajme

Plani 500 miliardë dollarësh i Arabisë për qytetin e së ardhmes

Plazhet që shkëlqejnë në errësirë. Miliarda pemë të mbjellura në një vend të dominuar nga shkretëtira. Trenat që fluturojnë. Një hënë e rreme. Një qytet pa makina, pa karbon, i ndërtuar në një vijë të drejtë mbi 170 km të gjatë në shkretëtirë. Këto janë disa nga planet për Neom, një eko-qytet futurist që është pjesë e projektit të Arabisë Saudite për t’u gjelbëruar.

Neom pretendon të jetë një “projekt për të nesërmen, në të cilin njerëzimi përparon pa kompromis për shëndetin e planetit”. Është një projekt prej 500 miliardë dollarësh, pjesë e planit të Arabisë Saudite Vizioni 2030 për të larguar vendin nga nafta, industria që e bëri atë të pasur.

Duke mbuluar një sipërfaqe totale prej mbi 26.500 km katrorë, më e madhe se Kuvajti ose Izraeli, Neom do të ekzistojë tërësisht jashtë kufijve të sistemit aktual gjyqësor saudit, i qeverisur nga një sistem ligjor autonom që do të hartohet nga investitorët.
Ali Shihabi, një ish-bankier tani në bordin këshillues të Neom, thotë se mega-territori do të përfshijë një qytet 170 km të gjatë, të quajtur Linja, i cili do të kalojë në një vijë të drejtë përmes shkretëtirës, shkruan BBC.

Për më tepër, Neom do të jetë shtëpia e Oxagonit, një qytet që lundron mbi ujë që përfshin 7 km, duke e bërë atë strukturën më të madhe lundruese në botë. Shefi ekzekutiv i Neom, Nadhmi al-Nasr, ka thënë se qyteti port do të “mirëpresë qiramarrësit e tij të parë të prodhimit në fillim të vitit 2022”.

“Giga-project” është pjesë e vizionit të princit Bin Salman për një Arabi Saudite më të gjelbër. Një javë përpara negociatave për ndryshimet klimatike COP26, ai nisi gjithashtu Iniciativën e Gjelbër Saudite, duke shpallur një objektiv për arritjen e emetimeve neto zero deri në vitin 2060.

Arabia Saudite ka premtuar shumë për gjelbërimin e vet dhe të Lindjes së Mesme, duke planifikuar të mbjellë miliarda pemë nëpër shkretëtirat e vendeve arabe.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button