LajmeOpinion

Politologu serb: Mbështetja e Varheilyt për Ballkanin e Hapur nuk është mbështetje e BE’së

“Fatkeqësisht, pikëpamjet e Komisionerit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, nuk mund të merren më si pikëpamje të Bashkimit Evropian. Arsyeja për këtë ka të bëjë me faktin se ai karakterizohet si dikush që zbut vlerësimet për Serbinë në fushën sundimit të ligjit, që favorizon Serbinë, dhe të gjitha këto për arsye të mirëmbajtjes së interesave të Hungarisë dhe marrëdhënieve të mira Orban-Vuçiç”.

Kështu e cilëson “aprovimin” e Oliver Varheliy-t ndaj Ballkanit të Hapur, kryerededaktori i gazetës “European Western Balkans” dhe shkencëtari politik, Nemandja Todoroviç Shtiplja, në një përgjigje dërguar për të përditshmen serbe “Danas”.
Kjo është përgjigja, sipas tij, “nëse Bashkimi Evropian po ndryshon qëndrim karshi nismës rajonale të Ballkanit të Hapur”, dhe se rrjedhimisht, pohon ai, pozicioni i Varheily-t është tejet i diskutueshëm.
Gjatë takimit tre-palësh në Tiranë mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë Veriore, zyrtari evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, mbështeti iniciativën e liderëve shtetëror respektiv.

Gjithashtu, Varheily, u sugjeroi nismëtarve që inicativa të mbetet e hapur në mënyrë që shtetet e tjera të rajonit t’i kenë dyert e hapura.

Varheily javëve të fundit ka qenë shënjestër e sulmeve mediatike edhe në Bosnje dhe Hercegovinë, ku mediumi “Istraga” pretendoi të ketë parë një dokument ku thuhej se Varheily ishte tërësisht në dijeni për seancën e jashtëzakonshme të 10 dhjetorit në NARS (Kuvendi Kombëtar i Republika Srpska-s), për të cilën ai edhe “kishte mbështetur qëllimin secesionist të Dodikut”.

Delegacioni Evropian me zyre në Sarajevë, e demantoi pretendimin duke thënë se, përkundrazi, Varheily në asnjë mënyrë nuk e ka përkrahur Dodikun, dhe e ka inkurajuar atë të mos ndërmerr hapa unilateral në tërheqjen e kompetencave nga niveli shtetëror në atë entitar.

Gjithashtu muaj më parë, eurodeputetja, Viola von Cramon, hodhi akuza në parlament si dhe shkroi në një artikull autorial në Euractiv, se Varheily qëllimisht i ka hartuar raport “pozitiv” Aleksandër Vuçiç si shpërblim për zgjedhjet e ardhshme në Serbi, dhe se ai në fakt po vepron në kuadër të direktivave politike të Kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, në relacion me Serbinë.
“E gjjitha sigurisht se afekton perceptimin dhe kredibilitetin e BE-së në rajon. Është interesante fakti se nuk ka as një lajm në uebfaqen zyrtare të Drejtorit për Zgjerim të Bashkimit Evropian, ku aktivitetet e komisionerit zakonisht publikohen. As që Varheily mori pjesë në këtë event (takim me Dodikun), që mund të nënkuptojë se ai ka qenë njëfarë lojtari solo (më vete) në këtë takim”, thotë kryeredaktori i EWB.

Shtiplja konsideron se pjesëmarrja e Varheily-t në takimin për Ballkanin e Hapur nuk nënkupton kurrëçfarë ndryshimi pozicioni të Bashkimit Evropian sa i përket nismës në fjalë.

“Megjithëse Brukseli nuk munet që haptazi të kritikojë bashkëpunimin rajonal, ata e kanë përsëritur disa herë se BE iniston në nisma rajonale që janë inkuzive dhe të hapura ndaj të gjashtë vendeve të rajonit”, thotë ai.

Sipas tij, nisma “Ballkani e Hapur” ka një dozë mjaft e madhe mos-besimi në rajon dhe në BE.
“Në njërën anë, është vështirë të paramendojmë se Kosova do të anëtarësohet në iniciativë, sepse dyshimet ndaj qëllimeve të Serbisë i kanë të plota. Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina kanë frikë se kjo nismë bëhet substitut për integrimin në BE”.

“Prandaj”, konsideron Shtiplja, “BE do të këmbëngul në Tregun e Përbashkët Rajonal (CRM) të nisur brenda Procesit të Berlinit, pavarësisht zhvillimeve të Ballkanit të Hapur”.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button