Lajme

Populli austriak nuk pranoi simbolet dhe ideologjinë otomane, por, shqiptarët pse i pranuan?

Thuhet se pas rrethimit të Vjenës(1529) nga pushtuesit turq ,ata më pas u ndalën edhe në Grac ,aty e rrethuan qytetin(1532) dhe kështjellën “Schloßberg” për tetë ditë, por pas tetë ditëve ata u larguan poashtu nga ky qytet me turp pas trimërisë së vendasve pra trimave të Gracit që nuk lejuan këmba e otomanit të zë vend aty.
Pas tërhejqjes me turp, Ibrahim Pasha i cili kishte pushtuar atë, kishte thënë këto fjalë: “Nëse nuk mund ta kem këtë furrë të nxehtë (kështjellën), nuk më pëlqen t’i kem as dhomat e ftohta të qytetit (Qytetin) .”(Fritz Popelka,1959,f.84)
E ofrova këtë dëshmi këtu për të treguar se edhe pse pushtuesi turk ka ardhë deri këtu në Vjenë e Grac, ajo është kthyer me turp nga ky vend pas qëndresës së popullit aty,dhe sot pas gjithë atyre shekujve e viteve Austria ka ruajtur traditat,besimin, origjinalitetin e vetë dhe nuk ka marrë asgjë turke në veten e saj. Atëherë shtrohet pyetja pse populli shqiptarë në Kosovë dhe Shqipëri pas gjithë atyre sakrificave, luftës heroike në krye me Gjergj Kastriotin ,pas vdekjes së këtij mbreti vendi u pushtua dhe u sundua egërsisht deri në vitin 1912.Por pas shpalljes së pavarësisë në nëntor 1912 pse nuk vepruan Shqiptarët si Austriakët ,pse nuk e ruajten identitetin europian, besimin, dhe origjinalitetin e Arbërisë,por pranuan që Arbëria të turqizohet më simbole të këtij pushtuesi.

[Imazhi bashkëngjitur e kam gjetë gjatë hulumtimeve në arkivat dhe bibliotekat e landeve të Austrisë]

Shkruan: Gjon KEKA

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button